Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi opozita e bashkuar pranoi ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik, por duke kërkuar që kjo mbledhje të zhvillohet më 23 ose 24 korrik.

Përmes një mesazhi në Twitter kreu i qeverisë theksoi se opozita jashtëparalamtare nuk duhet të kushtëzojë Këshillin Politik.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon!”, shkruan Rama.