Bashkia e Durrësit ka njoftuar organizimin e koncertit veror “Durrës Summer Fest 2025”, që do të mbahet më 23 gusht, në Sheshin Liria, duke nisur nga ora 20:00.
Në skenë do të ngjiten Eneda Tarifa, Sany Dimitri dhe Ardit Çuni, duke sjellë për qytetarët dhe vizitorët një natë të mbushur me muzikë, energji dhe atmosferë festive në zemër të qytetit bregdetar.





