Qeveria mbylli pushimet zyrtarisht dhe ka nisur punën për sezonin e ri sa i përket zhvillimeve politike. Sot, më 26 gusht, kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime me ministra të kabinetit aktual.
Ka qenë ministri i Financave, Petrit Malaj, i pari që ka mbërritur në zyrën e kreut të qeverisë.
Pasi ai ka dalë nga kryeministria, Ramës i janë bashkuar ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.





