Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të tij të katërt qeverisës më 11 shtator, në një mbledhje të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të zhvillohet në Tiranë, në orën 10:00.

Burime brenda PS bëjnë me dije se përzgjedhja e ministrave të rinj është bazuar në dy parime kryesore: profesionalizëm teknik dhe integritet të pastër ligjor. Qeveria e re synon të jetë një ekip i aftë për të përmbyllur kapitujt e integrimit europian, duke shmangur çdo rrezik për përballje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm.