Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata.

Ashtu si në herët e tjera, Berisha u prit jashtë ambienteve të SPAK-ut nga mbështetësit e tij dhe disa deputetë demokratë, me të cilët u përshëndet.

Kryedemokrati akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.