Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa ka deklaruar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor nuk është thjeht premtim por përparësi. Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Costa ka theksuar se udhëheqësit e këtyre vendeve duhet që të marrin përgjegjësi. Sipas Costa-s, ata duhet që të përgatisin Bashkimin Evropian për zgjerim dhe sipas tij kjo është mundësia më e mirë për të ndërtuar një kontinent më të bashkuar. 

“Rruga e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor nuk janë thjesht premtime, por përparësi. Këto vende janë në zemër të Europës dhe pjesë e së ardhmes së Europës. Në vitet në vijim duhet të përgatisim Bashkimin Europian për zgjerim është mundësia më e mirë për të ndërtuar një kontinent më të bashkuar. Duhet të përfitojmë nga ky moment për zgjerimin. Plani i rritjes për zgjerimin e për Ballkanit Perëndimor ndryshon, por ndihmon për reformat dhe integrimin ekonomik dhe nuk duhet humbur ky moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi sepse kjo lidhet me vlera, demokraci, sundimin e ligjit. Pra është më kërkuese për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat apo negociatat, sfida e vërtetë ka të bëjnë me përshtatjen e një mendësie dhe kulture të re që tejkalon konfliktet për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”, tha Costa.