Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bizneseve, artistëve e qytetarëve, të cilët shprehen kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zënë pasi ministria shtrëngoi masat për bizneset që nuk janë lejuar të hapen pas pandemisë. 

Ai në postim lutet që “Zoti të ruajë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerë nga këto mendje”. 

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, shkruan kreu i qeverisë. 

Ky reagim i Ramës vjen pas protestës të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë poshtë zyrës së tij. Por në këtë protestë nuk kanë marrë pjesë vetëm pronarët apo punëtorët e klubeve të natës, por dhe të lokaleve, bareve dhe të gjithë artistët që preken nga Akti Normativ.