Një 62-vjeçar i identifikuar si Ramiz Bami është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet dhe kishte për qëllim shitjen.
Blutë kanë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, krehrin, fishekët dhe automjetin e të arrestuarit.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.





