Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantoi sot së bashku me kryeministrin Rama, paketën e re për Mbrojtjen e Territorit.
Manja thekson se paketa parashikon një sërë masash ligjore për mbrojtjen e tokës dhe mjedisit. Masat për çdo shkelje do jenë si adinistrative dhe penale.
“Kjo paketë masash ligjore synon mbrojtjen e tokës, territorit mjedisit me masa me karakter administrativ dhe penal. Përforcohet e masa penale si reflektim dhe si nevojë. Synon të ndalojë fenomenin e ndërtimeve pa leje. Fillon që në fazat e para të ndërtimit dhe deri kur objekti dorëzohet me certifikatë. Të çlirojë hapësira ligjore dhe ti rikthejë për komunitetin. Në funksion të kësaj pakete është parashikuar ndërhyrja në disa nga ligjet kryesore për planifikimin e zhvillimit të territorit. Në lidhje me hapësirat përforcon mbrojtjen e hapësirave publike, risi është inventarizimi i gjithë hapësirave publike nga qeverisje vendore regjistrimi në regjistrat kadastrale. Punimet pa leje apo në tejkalim të lejes, sot janë të dënueshme dhe nga kodi penal, por me ndryshimet punimet pa leje apo në tejkalim të lejes mbi masën 2% të sipërfaqes ndërtimore, konfiskohen punimet pa leje.”
Më tej, Manja shtoi se do krijohet dhe një regjistër për personat që shkelin ligjin, ku përfshihen si ndërtues apo zhvillues dhe punonjës publikë.
“Do kemi një regjistër të zhvilluesve dhe individëve që shkelin ligjin. Nuk do jenë vetëm zhvilluesit, por administratorët, ortakët dhe përfituesit fundorë. E thënë me gjatë nuk i shpëton askush. Deri tani i kanë shpëtuar se ndryshonin emrin e kompanisë dhe emrin e administratorit. Personat që bëhen pjesë e listës së zezë, përjashtohen nga marrja e lejes për 5 vite. Ligji parashikon detyra të posaçme për organet përgjegjëse. Do kemi bashkëpunimi autoriteteve të zhvillimit të territorit, inspektoriatit dhe policisë për lejet në kohë reale.
Punonjësi i ndalohen të bëhet pjesë e institucioneve publike për 7 vjet nga marrja e njoftimit. Kategoria është shumë e gjerë, zyrtarë publikë, që kanë kompetenca në planifikimin e territorit.”
Sakaq, Manja vë në dukje se paketa rrit garancinë e punimeve arkitekturore, si dhe intensifikohen kontrollet mbi objektet në ndërtim në të gjitha fazat.
“Rrit garancinë e projekteve arkitekturore, përcakton fazat e kontrollit mbi objektin, forcon mekanizmat e kontrollit. Ndryshimi shumë i rëndësishëm kushtëzimi i lidhjes së ujit dhe energjisë vetëm pas pajisjes me certifikatë përdorimi. Një inspektor përgjegjësi për çdo leje ndërtimi në territor. Raportet e tij do publikohen çdo ditë në sistemin elektronik të lejeve. Janë bashkëpërgjegjës të gjithë institucionet për monitorimin dhe kontrollin e punimeve në çdo fazë.
Rregullorja parashikon dhe mënyrën e përdorimit për biznese dhe qëllim fitimi me kusht që të shfrytëzohet hapësira e lirë për qytetarët.”
Gjithashtu, pritet dhe një nen i ri lidhur me zaptimin e tokës.
“Pushtimi i tokës vijon të jetë problematikë në territor. Propozojmë një nen të ri, zënia e tokës. Zënia e tokës publike apo private pa titull ligjor për shfrytëzim të çdo lloj do jetë kundërvajtje penale. Kur bëhet në mënyrë të përsëritur sanksionet do jenë deri në 3 vjet. Kur kryhet në një tokë brenda zona të mbrojtura do dënohet me burgim nga 1-5 vjet. Kur kryhet nga persona me funksione publike dënohet me 2-6 vjet burgim.”





