Tirana mori mbrëmë titullin e 25-të në histori, një rekord unik që i konfirmon bardheblutë “mbret” të futbollit shqiptar.
Mes shumë urimeve, nuk mund të mungonte ai i presidentit Ilir Meta, i cili pohoi se titulli ‘Kampion’ ishte tërësisht i merituar. Mes të tjerash ai publikoi edhe një video ku shihen se si festojnë me këngë e fishekzjarrë tifozët bardheblu në sheshin “Nënë Tereza”.
“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu, të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.
Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!
Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:
“O Tiron Tirona,
Ti do të jesh KAMPIONIA””, thuhet në urimin e Metës.





