Policia e Durrësit ka kapur në flagrancë dy persona që ndotnin mjedisin duke hedhur inerte në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit, S. S., 32 vjeç, dhe E. B., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14, u konstatuan duke shkarkuar mbetje inerte pranë koshave të mbeturinave, në zonën e Rrashbullit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





