Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr. 14 të Durrësit. Policia ka proceduar penalisht shtetasin Sh. E., 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte një 20-vjeçare dhe më pas është futur me forcë në banesën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





