Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i njësisë administrative Ishëm, Kadri Gjyli, ka njoftuar largimin e tij nga detyra. Në mesazhin e tij, Gjyli ka falënderuar banorët për besimin gjatë ushtrimit të mandatit.
Burime për Durrës Lajm bëjnë me dije se largimi i tij nuk është i vetmi. Gjatë ditës së djeshme janë larguar 5 krerët e njësive administrative Sukth, Manëz, Rrashbull dhe Katund i Ri.
Mësohet se kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka pranuar dorëheqjen e tyre rreth dy muaj pas valës së dorëheqjeve masive të drejtorëve dhe administratorëve.
Pritet që në orët në vijim të miratohen edhe dorëheqje të tjera në nivel drejtorësh në Bashkinë e Durrësit.





