Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ka inspektuar nga afër punimet për sistemimin e një kuartalli në lagjen nr.3 dhe hapjen e një rruge të re për të lehtësuar trafikun në Durrës.
“Vijon me intensitet puna për lirimin e hapësirave publike si dhe sistemimin e rregullimin e tyre duke i vënë në shërbim të komunitetit.
Duke ndjekur nga afër ndërhyrjet në lagjen nr.3 që po transformojnë një zonë të bllokuar në një hapësirë funksionale, të aksesueshme dhe bashkëkohore për qytetarët.
Është duke u rehabilituar i gjithë kuartalli si dhe po ndërtohet një rrugë e re që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në zonë”,- thotë Sako në një postim në rrjete sociale.
Ajo thekson se “Prioriteti ynë është ndërtimi i një mjedisi të sigurt, të pastër dhe mikpritës, që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës urbane”.





