Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Bashkia e Durrësit është ndriçuar në rozë, si një mesazh simbolik për të gjithë qytetarët.
Kryetarja e Bashkisë ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku thekson rëndësinë e kësaj kauze.
” Ndriçim i veçantë për një kauzë të madhe. 🙏🎀Në kuadër të ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit, Bashkia e Durrësit është ndriçuar simbolikisht në rozë.🌸
📌Ky është një mesazh për një kauzë që na prek të gjithëve: beteja për jetën.
✅Kujdesi për shëndetin nuk duhet të zgjasë vetëm një muaj – kontrollet duhet të bëhen gjatë gjithë vitit.
📌Kujdesu për veten. Inkurajo të tjerët. Bashkë jemi më të fortë.”, shkruan kryebashkiakia Emiriana Sako.





