Bashkia e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak zhvilluan dëgjesën publike me banorët e Njësisë Administrative Nr.5, ku u prezantuan programet kryesore të buxhetit të vitit 2025 dhe PBA 2026-2028.

Në takim ishin të pranishëm nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Egert Hoxha, banorë të kësaj njësie si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.

Nënkryetari i bashkisë Elio Jani prezantoi investimet e realizuara gjatë vitit 2025, ndërsa më pas u shpalosën projektet konkrete që do të realizohen, kryesisht në infrastrukturë dhe shërbime publike:

  • Rikonstruksioni i Rrugës “Adria”
  • Rikonstruksioni i Shkollës “Bajram Curri”
  • Rikonstruksioni i Godinës së Banimit “VIKO”
  • Rikonstruksioni i sheshit midis pallateve, Rruga “Qafë Botë”, Plazh
  • Rikonstruksioni i Rrugës “Xhevdet Hafizi”, Plazh
  • Rikonstruksioni i Rrugës “Pjetër Budi”
  • Rikonstruksioni i Rrugës “Pallatet e Nish Cigares”, Nishtulla

Në përfundim të prezantimeve, banorët morën fjalën duke dhënë mendimet, kërkesat dhe sugjerimet e tyre për prioritetet e paraqitura.