Bashkia e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak zhvilluan dëgjesën publike me banorët e Njësive Administrative Nr.1, 2 dhe 3, për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike, Strehimi dhe Shërbimet Sociale, Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar si dhe Paketa Fiskale 2026.
“Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Egert Hoxha, banorë të këtyre njësie si dhe përfaqësues të grupeve të interesit”,- shkruan bashkia.
Nënkryetari i bashkisë Elio Jani, gjatë fjalës së tij prezantoi investimet e realizuara gjatë vitit 2025, ndërsa më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e katër programeve buxhetore për PBA 2026-2028, të cilët u prezantuan nga përfaqësueset e Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës.
“U prezantuan edhe objektivat për investimet në infrastrukturë në Projekt Buxhetin e vitit 2026-2028:
• Rikonstruksion i Njësisë Administrative Nr.1
• Gjimanzi “Gjergj Kastrioti” dhe Siti Arkeologjik
• Rindërtimi i Banesave Individuale në Rrugën “Dalip Peza”
• Fusha Sportive e Shkollës “Benardina Qerraxhia ”
• Plani i Detyruar Vendor për Zonën e Dëmtuar Pikësore, për një banesë kolektive me Nr.32, Rruga “Teodor Rupi”
• Rikonstruksion i Rrugës “Kasem Durrësi”
• Rikonstruksion i Rrugës “Aleksandër Goga”
• Sistemim K.U.B. në Rrugën Taulantia, Lagjia Nr. 1
• Riforcimin e pallateve nga dëmtimi i tërmetit:
1. Pallati Nr. 16, rruga “Jahja Ballhysa, lagjia nr. 17, me kod gis 3102, Durrës
2. Pallati Nr. 18 (901), rruga “Kristo Sotiri”, lagjia nr. 18, kod gis, 22378, Durrës
3. Pallati nr. 27, rruga “Dalip Peza”, lagjia nr. 17, kod gis 1484/1, Durrës
4. Pallati nr. 52, rruga “Hysen Kërtusha”, kod gis 23005, Bashkia Durrës
5. Pallati nr. 103, rruga “Aleksandër Goga”, lagjia nr.9, kod gis 24935, Bashkia Durrës
6. Pallati nr. 196, rruga “Pavarësia”, kod gis 5513, Bashkia Durrës
7. Pallati “Mustafa Pash Bushati”, rruga “Bajram Tusha”, lagjia nr. 14, kod gis 4911, Bashkia Durrës.
Pas prezantimit të këtyre programeve, fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë, të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.





