Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës njofton se më 9 tetor 2025, gjyqtarët e seksioneve civile dhe penale nuk do të zhvillojnë seancat e planifikuara, për shkak të pjesëmarrjes në mbledhjen e gjyqtarëve në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Seancat me karakter urgjent do të zhvillohen sipas planifikimit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM”
⚖️Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në kuadër të transparencës dhe informimit, njofton të gjitha palët në proces si dhe çdo përdorues tjetër që ka interes se:
🧑⚖️👩⚖️Për shkak të pjesëmarrjes në “Mbledhjen e Gjyqtarëve”, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, informojmë se:
- ❌Gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës të Seksionit Civil dhe Seksionit Penal, nuk do të zhvillojnë gjykimet e planifikuara për datën 09.10.2025.
- ✅Theksojmë se seancat gjyqësore me karakter të ngutshëm si për çështjet penale po ashtu edhe për çështjet civile do të zhvillohen sipas planifikimit të përcaktuar.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
📍GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM DURRËS





