Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja përveç shokimit të të gjithë trupës gjyqësore, prokurorëve dhe avokatëve në mbarë vendin ka sjellë për pasojë anulimin e shumë seancave gjyqësore, të planifikuara për t’u zhvilluar përgjatë ditëve, që pasuan ngjarjen e rëndë.

Në Durrës, gjatë ditës së sotme, për shkak të pjesëmarrjes së togave të zeza në “Mbledhjen e Gjyqtarëve”, gjykata e shkallës së parë njoftoi se nuk do të zhvillohen gjykimet e planifikuara.

Që nga data 7 dhe deri më datë 10 (ditë e premte), në Durrës nuk janë zhvilluar dhe nuk do të zhvillohen gjithsej 367 seanca gjyqësore civile dhe penale.

Përjashtim bëjnë këtu vetëm seancat gjyqësore me karakter të ngutshëm, që do të zhvillohen sipas planifikimit të përcaktuar.

Ditën e premte, në gjykatën e shkallës së parë Durrës nuk do të zhvillohen 32 seancat e planifikuara për shkak të bojkotot kombëtar të Dhomës së Avokatisë.

M.B.