Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Mësohet se pas informacioneve të mara, është bërë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në qytetin e Bilishtit.
Policia ka shoqëruar disa persona ndërsa pritet që të ketë arrestime në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.





