Përgjatë 24 orëve në vijim, vendi ynë do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm, ku do të ketë herë pas here reshje shiu, sipas sinoptikanëve.

“Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë një zhvillim të shirave, kryesisht në veri ku do të ketë reshje shiu. Parashikohet që edhe Tirana të ketë momente të caktuara me reshje. Nuk mund të them se zonat qëndrore, përfshirë kryeqytetin gjatë këtij episodi të jetë problematike. Tirana do ketë reshje shumë të pakta”, tha Lajda Porja, sinoptikane.

Pasditen e së dielës pritet të ketë një përmirësim të konsiderueshëm të kushteve atmosferike.

“Parashikohet një situatë kalimtare duke filluar nga pjesa e dytë e ditës ku kemi edhe largim të reshjeve. Nëse flasim për temperaturat janë 24°C-25°C, tipike të tetorit”, shtoi Porja.

Fundjava do të ketë edhe erë me shpejtësi mesatare, sipas sinoptikanëve, por pa shkaktuar probleme as në tokë dhe as në det të hapur.