Një ditë e veçantë ka qenë kjo e sotmja për përgjegjësen e sektorit të protokollit në bashkinë e Durrësit, Majlinda Ismailati.

Pas 18 vitesh punë në këtë detyrë të rëndësishme, Ismailati mbylli sot këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së saj profesionale.

Një falenderim i veçantë për përgjegjësen Ismailati ka ardhur edhe nga kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, e falenderon atë për kontributin e dhënë ndër vite me përkushtimin e treguar në detyrë.

“Me një falenderim të madh për kontributin e saj prej 18 vitesh në protokollin e Bashkisë Durrës, ku la vend vetëm për respekt, i uroj Majlindës shëndet e ta gëzojë pensionin e saj!”,- shkruan Sako.