Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm, që prej orës 06:00.

Deri më tani asnjë përfaqësues i kompanisë nuk ka shkuar për t’u takuar me ta.

Sot shënohet dita e 13-të e protestës, e cila vijon pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe reshjeve të shiut.

Punëtorët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën derisa të marrin një përgjigje konkrete nga kompania.