Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami.

Pas vlerësimit të materialit përcjellë nga policia gjyqësore pranë DVP Elbasan, Prokuroria ka urdhëruar lirimin.

Barjami u arrestua pak ditë më parë në Elbasan, pas një debati që pati me prokurorin në sallën e gjyqit, ku po bënte mbrojtjen e klientit të tij.