Kryetarja e bashkisë së Durrësit është takuar sot me drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela.

Fokusi i takimit ka qenë planifikimi për sezonin turistik të vitit të ardhshëm.

“Durrësi, si një nga bashkitë më aktive në organizimin e eventeve kulturore dhe sportive, jep një kontribut të dukshëm në gjallërimin e hartës turistike kombëtare. Bashkëbiseduam mbi ndërtimin e një kalendari turistik gjithëpërfshirës dhe promovimin e eventeve që sjellin më shumë vizitorë dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Po kështu analizuam rezultatet e arritura, eventet që sollën gjallëri në panoramën turistike të qytetit si dhe për prioritetet e sezonit të ardhshëm. Këto takime janë një fazë e rëndësishme përgatitore, që orienton promovimin, por dhe bashkëpunimin mes institucioneve për një turizëm më të qëndrueshëm në gjithë vendin.“- shkruan Sako në një postim në rrjete sociale.