Krimi i dyfishtë, që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një lokal pranë një karburanti në zonën e Manzës ka tronditur banorët e zonës.

Disa prej tyre e kanë mësuar vdekjen e 2 djemve të rinj nga mediat, ndërsa të tjerë kur kanë parë vendngjarjen të rrethuar me shiritët e sigurisë.

Rreth orës 01.45 të mëngjesit, Aranit Kurti, 23-vjeçari që humbi jetën pas një sherri për një kafe, ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, i cili i kishte kërkuar kamarierit një kafe, por kjo nuk iu shërbye pasi ekspresi ishte i fikur.

Gjatë përplasjeve, Flori Paluçi, i cili ndodhej pranë kamerierit, nxori armën dhe qëlloi Aranit Kurtin, duke e lënë të vdekur.

Më pas, Daniel Pepa qëlloi për vdekje Flori Paluçin dhe u largua nga lokali. Aktualisht, Pepa është në kërkim nga policia.