Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Taulantia” në Durrës.

Një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një grua dhe djalin e saj, të cilët po kalonin rrugën në momentin e ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.