Në Kuvendin e Shqipërisë janë dorëzuar zyrtarisht katër kandidatura për Avokatin e Popullit.
Genta Bungo, e njohur për drejtimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë procesit të vettingut.
Saimir Vishaj, avokat. Dosja e tij paraqet disa mangësi dokumentacioni.
Shkëlqim Sulo, më herët ka përfaqësuar PDIU-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ismail Tafani, pedagog.
Afati i aplikimeve mbyllet më 3 nëntor, pas së cilës Komisioni i Ligjeve do të nisë dëgjimet publike me kandidatët.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon shumicë të cilësuar çka e bën të domosdoshëm konsensusin mes palëve politike.
Ky institucion ka mbetur pa drejtues të plotë për më shumë se tre vjet, për shkak të ngërçit të vazhdueshëm mes mazhorancës dhe opozitës.





