Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pjesëmarrja në forum, ku u prit nga Justin Vaisse, themelues dhe drejtori i Përgjithshëm i forumit.

Forumi i Paqes zhvillohet sot dhe nesër, dhe është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.