Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.
Mësohet se ish-kryebashkiaku është nisur mëngjesin e sotëm nga paraburgimi i Durrësit, drejt Gjykatës Kushtetuese.
Veliaj shoqërohet nga një furgon policie.





