Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese me pranga në duar.
Veliaj pasi zbriti nga furgoni i policisë që e shoqëroi nga paraburgimi i Durrësit deri në Kushtetuese, përshëndeti me dorë gazetarët e operatorët.
Ndërsa pyetjes nëse “Rama ka shkelur Kushtetutën”, nuk arriti t’i përgjigjej pasi u shoqërua nga efektivët brenda ambienteve të Gjykatës ku do të zhvillohet seanca për shkarkimin e tij.





