Të dielën e 2 nëntorit, nga ora 08:30 deri 11:00 disa nga rrugët e qytetit do të ketë bllokime të qarkullimit në disa segmente për shkak të zhvillimit të Maratonës Durrës 2025.

Bashkia Durrës njofton si më poshtë rrugët ku do të ndalohet qarkullimi:

Etapa e Parë – Distanca 1 KM

Itinerari:

Sheshi “Liria” → Bulevardi “Epidamn” → Rrethi i Torra Veneciane → Rruga “Egnatia” → Rruga “Grigor Durrsaku” → kthim në Sheshin “Liria”.

Etapa e Dytë – Distanca 5 KM

Itinerari:

Sheshi “Liria” → Bulevardi “Epidamn” → Rrethi i Torra Veneciane → Rruga “Egnatia” → Rruga e Re e Portit → kthim në të njëjtin itinerar deri në Sheshin “Liria”.

Etapa e Tretë – Distanca 10 KM

Itinerari:

Sheshi “Liria” → Bulevardi “Epidamn” → Rruga “Egnatia” → Rruga e Re e Portit → Ura e Dajlanit → Shetitorja e Plazhit → Rruga “Hekurudha” → kthim në Rrugën “Pavarësia” → Ura e Dajlanit → Rruga e Re e Portit → “Egnatia” → “Veliera” → Bulevardi “Epidamn” → përfundimi në Sheshin “Liria”.