Ka nisur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Marjan Kodhelit, 25 vjeç, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në mesditë në fshatin Shkallnur.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, gjatë hyrjes në sallën e gjyqit, i riu është shfaqur i qetë dhe me buzëqeshje.
Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau.





