Kryetarja e bashkisë Durrës ka mirëpritur sot në institucionin që ajo drejton Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, me të cilin ka analizuar sezonin turistik në qytetin 3000-vjeçar si dhe ka diskutuar mbi ato çfarë mund të përmirësohen vitin e ardhshëm.

Sipas kryebashkiakes, disa nga përmirësimet që pritet të bëhen vitin e ardhshëm janë: përmirësimi i shërbimeve në infrastrukurë, larmishmëri e ofertave turistike, rritja e hapësirave të plazheve publike etj.

Postimi i plotë:

Pata kënaqesi të prisja sot në bashki Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja për të bërë një analizë posaçërisht për Durrësin në lidhje me sektorin e turizmit. ☀️🏖️

Diskutuam për sezonin turistik të ketij viti, problemet e konstatuara, sfidat por dhe si do të projektojmë sezonin 2026.

Sezonin e ardhshëm synojmë:

➡️ Përmirësimin e shërbimeve në infrastrukurë.

➡️ Larmishmëri të ofertave në mënyrë që çdo turist të jetë i mirëpritur në Durrës.

➡️ Aksesueshmëri më të lartë për turistët e huaj, por edhe vizitorët e pushuesit vendas, si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe atë ekonomik.

➡️ Rritjen e hapësirave të plazheve publike.

➡️ Rritjen e të ardhurave për bashkinë nëprmjet shfrytëzimit të të gjithë potencialit turistik të vijës bregdetare të qytetit.

➡️ Kërkova për zonat që nuk kanë infrastrukura hoteliere, krahas plazheve publike, të krijohet mundësia për operimin e subjekteve private, për të alternuar në këtë mënyrë shërbimin për turistët në zonë.

Vit pas viti jemi të vendosur të bëjmë më shumë për turizmin këtë motorr të ekonomisë së qytetit tonë.