Kurorëzohen fituesit e eventit prestigjioz në trojet shqiptare “MISS & MISTER JUNIOR, KRENARIA SHQIPTARE 2025” me pjesëmarrjen e fëmijëve konkurentë nga e gjithë Shqipëria, nga mosha 7- 11 vjeç.
Këtë vit, ky edicion i organizuar nga themeluesi dhe producenti Xhoni Mërkuri, erdhi në një mbrëmje të magjishme historike në qytetin e Krujës, zemra e traditës dhe krenarisë kombëtare shqiptare.
Ky edicion nxorri në pah jo vetëm talentin dhe hijeshinë e 26 konkurentëve të vegjël, por edhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, që duhet përcjellë me dashuri tek ky brez.
Në kërë event bëhen bashkë arti, tradita, kultura, vlerat kombëtare dhe bukuria e fëmijëve shqiptarë.
“Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në sfilatën ndërkombëtare për fëmijë, në agjencinë më të madhe ndërkombëtare të modës “GFG MODELS”, ku presim një vlerësim maksimal”- u shpreh
producenti Mërkuri.
Çmimet:
MISS & MR JUNIOR KRENARIA SHQIPTARE 2025, u kurorëzuan:
Isabela Nikolli nga qyteti bregdetar i Durrësit dhe Alteo Voci nga Shijaku
TOP MODEL ALBANIA: Melisa Lama nga Tirana.
MISS & MR JUNIOR WORLD ALBANIA:
Hestia Mebelli nga Tirana, Grei Kasa nga Durrësi.
Shoqëruesit e parë: Silbona Hoxha & Arsian Kola
Shoqëruesit e dytë: Sindi Vucaj & Erjonis Bushpreni











