Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se ditën e nesërme, në stacionin e pompave Fushë-Kuqe do të kryhen punime remonti të planifikuara me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë.

Gjatë kohës që do të zgjasin këto ndërhyrje, stacioni do të jetë jashtë funksionit, prandaj qyteti i Durrësit si dhe zonat Ishëm, Gjiri i Lalëzit, Sukth, mund të kenë vështirësi ose mungesë të përkohshme në furnizimin me ujë.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe sigurojmë se ekipet tona do të punojnë për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës