Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Data e caktuar për këtë çështje është data 23 dhjetor.
Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00. Beqaj ka bërë padi për masën e sigurimit.
Ish-ministri ëhstë arrestuar me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC, teksa në proces gjyqësor është edhe për çështjen e koncesionit të sterilizimit.
Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgim për shpërdorim detyre.





