Doktori që ka ndihmuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin pas një atentati që i ishte bërë në kthesën e Cërrikut në Fier, po dëshmon sot në GJKKO për dosjen ‘Plumbi i Artë’.
Gjatë dëshmisë së tij para togave të zeza, doktori tregon se një numër i panjohur e mori në telefon dhe më pas drejt vendit ku qëndronte Dumani e shoqëroi një person që çalonte. Doktori deklaroi më tej se në vendin ku po qëndronte Dumani, ishte dhe një vajzë, por rrugën i kërkuan që të mos fliste me askënd për atë që do të shihte.
“Me mori dikush një numër ne tel me tha ka nevojë një njeri për mjekim ne shtëpi, me shoqëroi një person qe çalonte me tha çfarë do shohësh këtu ske punë me fol jashtë. Ne banese ishte dhe një vajze, nuk asistova ne ndihme mjekësore por i thashë se duhet te operohej. Kur ika me marre makinën tek spitali kam par qe me ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova qe ishte ai qe flitej ne televizor pasi nuk përputhej pamja,” deklaroi Mjeku./





