Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, dhe dy komisionerët Ahmet Prençi dhe Besnik Dedja vizituan sot (6 nëntor) në ambientet e burgut të Durrësit, Erion Veliajn.

Burime bëjnë me dije se vizita e Avokates së Popullit në paraburgimin ku ndodhet Veliaj është bërë pas një ankese që Veliaj ka bërë nga burgu.

Kujtojmë se ditën e hënë (3 nëntor) Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, duke e rikthyer në këtë mënyrë Veliajn në detyrën e tij si kryebashkiak i kryeqytetit. /panorama