Pak pas incidentit të dhunshëm në Këshillin bashkiak të Pogradecit, uniformat blu të njoftuara mbërritën në institucion për të kryer procedurat e rastit, dhe për shoqërimin e dy personave të përfshirë në përplasjen fizike.

Pritet që policia të shoqërojë dy personat e përfshirë pas konfrontimit të dhunshëm.

Shkak u bë një vendim i kaluar me shumicë votash nga këshilltarët dhe që kundërshtohej nga qytetarët.

Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve, Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.