DJ Gimbo, një nga miqtë më të ngushtë të Besart Kelmendit, i njohur si ‘Gjesti’, ka treguar së fundmi pak për gjendjen në të cilën ndodhet këngëtari, i cili vetëm pak kohë më parë humbi vëllain e tij në moshën 15-vjeçare.
I pyetur në një intervistë nëse ‘e ka marrë sado pak vetën Gjesti’, DJ tregoi se tashmë Gjesti është pak më mirë.
“Është më mirë emocionalisht, po kalon më shumë kohë me familjen. Momentalisht nuk është keq, mirë është,” u shpreh ai në ‘Canape’.
Kujtojmë që vëllai i Gjestit, Elidon Kelmendi, humbi jetën 2-muaj më parë, më 26 shtator, teksa nga një aksident me motor mbeti i vdekur në vend.
Reagimi i Gjestit pas vdekjes së vëllait:
Në një postim në Instagramin e këngëtarit, ekipi i tij, shkroi se varrimi do të mbahej ne 27 shtator në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 Shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit.)”, shkruhej në postim.






