Që ata të dy janë shumë të dashuruar dhe të lumtur e dimë të gjithë. Të paktën me atë që reflektohet. Por këtë herë, i ftuar në “The Dalina Show”, Turjan Hysko u hap si rrallëherë për marrëdhënien me Orinda Hutën, duke artikuluar publikisht disa nga fjalët më të sinqerta për partneren e jetës.
“Orinda di të më shfazojë mua. Po t’i dojë qejfi Orindës, më shfazon, ma heq qarkun dhe mua s’ma heq qarkun njeri. Dhe Orinda në paralel, është qetësia ime. Ajo është një grua e cila ka një fuqi shëruese.”
Rrëfimi vazhdon me një kthim pas, te fillimet e lidhjes së tyre dhe te zgjedhja e vetë Orindës, që sipas Turjanit, mund ta kishte pasur jetën “shumë herë më të lehtë”, por zgjodhi dashurinë dhe partneritetin me të:
“Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë një gocë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mundej ta zgjidhte jetën shumë herë më të lehtë. Orinda më zgjodhi mua kur unë e kisha, po e banalizoj tani, kur e kisha rrogën 800 mijë lekë. Më zgjodhi dhe ra në dashuri me mua. Nuk u shkëput kurrë.”
Në vijim, ai pranon hapur se sa shumë e vlerëson qartësinë, qëndrueshmërinë dhe besimin që Orinda i jep në momente kyçe, duke e quajtur “shtyllë” dhe “familje”:
“Sa herë që pyes Orindën për një vendim, unë nuk kam ndjerë një herë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon ose po më krijon ngërç. Gjithmonë, në çdo moment stresi timin më ka thënë ‘Turjan, ti një kasolle ta ngresh nga e para, prapë do e kthesh në një shtëpi të madhe’. Është një shtyllë për mua, nuk dua të bëhem shumë poetik, por është një shtyllë shumë e rëndësishme. Është tamam fraza ‘familje’. Ajo është kisha ime.
Ajo nuk ka nevojë për mua, unë jam plus për atë. Mbase dhe unë s’kam nevojë, por mendoj që kam nevojë për të. Femra është krijesë fantastike. Gruaja është krijesë tmerrësisht e bukur, nuk ka krijesë më të bukur se gruaja. Dhe rrjedhimisht, kjo bën që të ketë dhe anë të errëta: proceson ngadalë, drama i shkon, kur hakmerret, hakmerret bukur.”





