Oliver Jurgens është lojtari më i ri i Teutës. 22-vjeçari është prezantuar te klubi durrsak, që vijon të përforcohet me elementë të mbetur të lirë dhe pse merkato është mbyllur prej kohësh. Jurgens numëron paraqitje me përfaqësuesen e Estonisë. Po ashtu në hapat e tij të parë është aktivizuar te akademitë e Romës dhe Interit.

Për herë të fundit, 22-vjeçari luajti me Elçe Ilicitanon në ligën e katërt spanjolle. Më parë është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë me moshat.Teuta vijon të çudisë. Në muajin tetor dhe tashmë në nëntor, mbetet aktive me afrime.

Njoftimi i Teutës:KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin estonez Oliver Jurgens.Sulmuesi 22-vjeçar vjen me një formim cilësor dhe përvojë ndërkombëtare, pasi ka qenë pjesë e akademive prestigjioze të AS Roma U17 dhe FC Inter U18/U19. Karriera e tij përfshin gjithashtu paraqitje me klubet Újpest FC në Hungari dhe Elche Ilicitano në Spanjë. KF Teuta i uron Oliverit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën blu!