Shtëpia e të moshuarve “Casa Massara” në Durrës sapo ka hapur dyert për të mirëpritur moshën e tretë.
Një investim i kuruar deri në detajet më të imta, për t’i ofruar të gjithë familjarëve tuaj në moshë të avancuar një strehëz-familje.


Me avancimin e moshës dhe sëmundjeve kronike, sistemimi i duhur për të moshuarit është një emergjencë për shumë familje.
Në “Casa Massara” do të gjeni një ambient të ngrohtë, plot ngjyra e gjelbërim për t’i mbushur ditët e të moshuarve plot dritë.


Me sallën e ngrënies, lojërave dhe televizorit, por edhe palestrën ku mund të ushtrojnë aktivitetin fizik, të moshuarit mund të mbushin më së miri ditën e tyre.
Çdo dhomë është e pajisur me sistem sinjalizues për t’u përcjellë në kohë rekord stafit ndihmës shqetësimet e çdo të moshuari.


Avancimi i moshës nuk ndalet, por familjarëve tanë mund t’u dhurojmë një pleqëri plot përkujdesje e dashuri.
Ku mund ta gjeni shtëpinë e të moshuarve “Casa Massara”? Eshte shumë e thjeshtë:
Adresa: Rruga “Aleksandër Goga”, Spitallë, Durrës (pranë Onedës)
M.B.





