Një festë e dijes ishte 20-vjetori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në 20 vite sfidat kanë qenë te shumta për këtë institucion dijesh të arsimit të lartë, por tashmë pas 2 dekadash mund të thuhet me plot gojën se universiteti ia doli të kthehet në një institut dijesh me identet të veçantë.
UAMD e nisi rrugëtimin me 1300 studentë, ndërsa tani numëron mbi 17 mijë të tillë.
E pranishme në ceremoni, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi se pavarësisht moshës së re, UAMD sot është një aktor i rëndësishëm në hartën e arsimit të lartë në Shqipëri.
Ministrja Kumbaro bëri një premtim të rëndësishëm për projektin e kampusit të ardhshëm universitar, që pritet të konkretizohet në mars 2026.

Në ceremoninë zyrtare i pranishëm ishte dhe rektori i parë i UAMD i ardhur apostafat nga SHBA, Agim Kukeli.
Një përshëndetje e vecantë në këtë datë me rëndësi të veçantë për historikun e UAMD erdhi nga nipi i gjeniut të skenës botërore Aleksandër Moisiu, emrin e të cilit mban UAMD, si dhe nga kreu i Aleancës Stars EU, Dick Pouwels pjesë e të cilit UAMD është prej disa vitesh tashmë.

Gjatë ceremonisë zyrtare u nderuan disa nga personalitetet më të rëndësishëm, që kanë vënë gurët e themelit në historikun e UAMD si dhe gazetarët durrsakë që në këto 2 dekada kanë pasqyruar në mediat lokale dhe kombëtare gjithë aktivitetin akademik të Universitetit.



M.B.





