Kryedemokrati Sali Berisha ka marshuar sërish në selinë blu, i cili ka mbajtur deklaratë për mediat, ku është shprehur se mobilizimi aktual i opozitës është edhe më i rëndësishëm se ai në vitet 90′.
“Nëse në protestat e zhvilluar para 11 majit në u ngritëm për të shpëtuar PD, për të shpëtuar pluralizmin politik.
Tani ne jemi në këmbë për të shpëtuar Shqipërinë.
Për të shpëtuar demokracinë për të shpëtuar familjen. Ky është misioni më i lartë.
Më sublim.
Ky është mision jetësor, edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90’. Ky është mision që do të përcaktojë, fatin e Shqipërisë.”– tha Berisha.





