Partia Socialiste është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga 29 të tillë në total.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e Kuvendit, me pretendimin se ushtruan dhunë në sallë, PS ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 ligjvënës të PD-së.

Ulsi Manja propozoi që mos të ketë përjashtime me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e opozitës. Sakaq, për 10 deputetët, socialistët kanë kërkuar 60 deri në 30 ditë përjashtim.