Ish-ministrja socialiste Olta Xhaçka është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihen detajet por mendohet se është thirrur në lidhje me hetimet e SPAK për portin e Limionit.
Kujtojmë se ndaj deputetes Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Agaçi, janë ngritur akuza lidhur me privatizimin e tokave në Himarë, ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.





