Në këtë prag të festës së Krishtlindjes një urim për besimtarët vjen nga Kisha Ortodokse e Apostul Pavlit dhe Shën Astit në Durrës.

Në mesazhin e tij për të gjithë besimtarët at Gjerasim Çakalli shprehet se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit.

Në një kohë kur bota ka nevojë më shumë së kurrë për dritën e Krishtit vetëm prania e tij ndriçon zemrat e shpirtrat tanë thonë klerikët ortodoksë.