Besimtarët festojnë sot Krishtlindjen. Kishat katolike të Durrësit u mbushën mbrëmë plot me besimtarë që ndoqën live meshën e Krishtlindjes.
Gjatë shërbesës fetare, besimtarë të shumtë janë mbledhur për të kremtuar lindjen e Jezu Krishtit, një festë që simbolizon paqen, dashurinë dhe shpresën.
Krishtlindja është një nga festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe kremtohet çdo vit me ceremoni fetare dhe aktivitete festive.





